10.1 C
Struga
Thursday, October 6, 2022
spot_img

Kovaçevski: Përfitimet ekonomike nga anëtarësimi në BE janë shtysë për avancimin e negociatave

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ftesë të Kolegjit Universitar Amerikan, ku ishte udhëheqës i marketingut në Fakultetin e Ekonomisë së Biznesit dhe Shkencave Organizative, para marrjes së postit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti një ligjëratë nderi me temën “Analiza e Përfitimeve Ekonomike dhe efektet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës.

Në ligjëratën e tij para studentëve, kryeministri Kovaçevski theksoi se edhe pse fillimi i negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së është shtyrë pas vendimit të Brukselit më 20 mars 2020 për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare për fillimin e procesit të anëtarësimit në BE, ajo ende mbetet një detyrë prioritare për të gjithë ekipin e qeverisë.

“Maqedonia e Veriut edhe në këto kushte të pengesave në tre vitet e fundit po bën progres intensiv në fushën e integrimeve evropiane dhe ka ardhur koha për ta verifikuar këtë.

Ne e dimë se shpejtësia e përparimit tonë do të varet nga dinamika e reformave, gjegjësisht shpejtësia dhe shkalla në të cilën shoqëria në tërësi do të përfshihet në ato procese dhe do të reformohet”, theksoi Kovaçevski.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles