14 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Kovaçevski: Opozita jonë është e vetmja në Evropë e cila e bllokon Kuvendin

Në kohë kur ndodhemi në krizën më të madhe ekonomike dhe kur ka luftë në Evropë, më së paku janë të nevojshme zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat për momentin nuk i dëshirojnë as qytetarët, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “Vetëm intervistë” në TV “Kanal 5”.

Ai saktësoi se Qeveria është funksionale dhe ka shumicë parlamentare prej 64 deputetësh.

“Megjithatë, kemi opozitë e cila e vetmja në Evropë e bllokon Kuvendin. Janë duke u bojkotuar ligje të cilat janë me interes për qytetarët. Për shembull, thuajse katër muaj ishin vonë subvencionet e prodhuesve të duhanit vetëm se opozita e bllokoi punën e komisionit përkatës dhe një ndryshim teknik të ligjit që bëhet çdo vit nuk ishte bërë vetëm për shkak të asaj të bojkotohet”, theksoi Kovaçevski.

Ai bëri thirrje për përgjegjësi nga të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë pasi kriza ekonomike botërore vijon akoma dhe të gjitha kapacitetet duhet të vihen në mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

“Opozita duhet të jetë e përgjegjshme, të jetë në nivel të detyrës pasi deputetët janë zgjedhur nga populli dhe kur ka bojkotim dhe bllokim në kuvend atëherë humbin vetëm qytetarët pasi ligjet që janë në interes të qytetarëve dhe kompanive nuk kalojnë”, konstatoi kryetari i Qeverisë dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në intervistën e sotme në Kanal 5.

Lidhur me atë nëse komunikon me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Kovaçevski tha se ekziston komunikim midis të gjitha partive politike dhe të gjithë aktorët politikë marrin pjesë në procesin Zhan Mone.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles