17 C
Struga
Wednesday, September 28, 2022
spot_img

Kovaçevski: Nuk ka kthim prapa nga rrugëtimi ynë drejt BE-së, Maqedonia për 11 vite mbeti peng

“Besoj se tani duhet të diskutojmë se si duhet të duken ekipet negociatore, si ta bëjmë Parlamentin të funksionojë në mënyrë më efikase. Mjaft me bllokada, mjaft bojkot në Kuvend”, tha kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në një intervistë televizive.

Kryeministri Kovaçevski, theksoi se “Maqedonia e Veriut është një vend që ka tejkaluar konfliktet dhe është bërë një vend i begatë, i avancuar dhe po shkon përpara drejt Bashkimit Evropian, i cili mbështetet në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, ku vendet që kanë qenë në luftë me njëri-tjetrin, që nuk kanë mundur të numërojnë viktima mes tyre, janë bashkuar dhe kanë kapërcyer mosmarrëveshjet e tyre dhe së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një vend i prosperitetit ekonomik, demokracisë dhe mendimit kritik dhe drejtësisë sociale”.

Ai tha se kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Besoj se me kalimin e kohës në këtë proces të negociatave me Bashkimin Evropian do t’i bashkohen edhe një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve dhe këtu mendoj për ata që besojnë në idenë evropiane, të cilët besojnë në një vend të begatë dhe të avancuar,” tha kryeministri Kovaçevski, i cili përsëriti se nuk ka kthim nga rruga për në BE.

“Nuk ka kthim prapa nga ai proces. Për njëmbëdhjetë vjet ky vend u mbajt peng. Për njëmbëdhjetë vjet dikush krijoi vetëm monumente në qendër të Shkupit. Për njëmbëdhjetë vjet dikush u përpoq të na bënte të grindemi me fqinjët. Për njëmbëdhjetë vjet ishim në mosmarrëveshje brenda shtetërore. Për njëmbëdhjetë vjet ne kemi parë tensione me bazë etnike në vend. Sot nuk e kemi këtë”, tha Kovaçevski, i cili nënvizoi se përveç marrëdhënieve të mira fqinjësore, kemi ndërtuar një shoqëri të barabartë për të gjithë ku nuk ka konflikte apo gjëra të ngjajshme.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles