Home Maqedoni  Kovaçevski: Në Gjermani konfirmuam përcaktimin për ruajtje të sigurisë dhe stabilitetit

 Kovaçevski: Në Gjermani konfirmuam përcaktimin për ruajtje të sigurisë dhe stabilitetit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me video porosi ka përmbledhur pjesëmarrjen e delegacionit qeveritar në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Kovaçevski në porosi theksoi se vendi edhe njëherë mori mbështetje unanime dhe të fuqishme nga të gjithë aleatët dhe prandaj mbetet fuqimisht e përkushtuar në integrimet evropiane, ndërsa sipas kryeministri rruga jonë evropiane është e trasuar dhe e qartë.

Kovaçevski thotë se qasja e re dhe energjia në negociatat me Sofjen është e njohur si e drejtë dhe sipas saj duhet të vazhdojmë, në mënyrë që përfundimisht t’i tejkalojmë dallimet me Bullgarinë.

“Në Konferencën e sigurisë në Mynih, këtë vit Maqedonia e Veriut mori pjesë si anëtare e barabartë e NATO-s. Në kohë jashtëzakonisht turbulente, takimet që i patëm me partnerët tanë strategjik ishin të fokusuara në sfidat të cilat paraprijnë në fushën e sigurisë evropiane dhe botërore. Konferenca e Munihut para së gjithash, e demonstroi qartë unitetin e plotë dhe të fuqishëm të të gjithë aleatëve dhe partnerëve në NATO dhe BE, dhe e saktësoi fokusin drejt tejkalimit të përbashkët të të gjitha sfidave të parashtruara para Evropës, SHBA-së dhe botës. Në takimet me përfaqësuesit më të lartë të NATO-s, BE-së, SHBA-së dhe me të gjithë të tjerët, e konfirmuam përcaktimin tonë për ruajtje të sigurisë dhe stabilitetit, si në rajon, ashtu edhe në korniza botërore”, thotë kryeministri në video-porosinë.

Ai shton edhe se integrimi i Maqedonisë së Veriut në bashkimin Evropian do të thotë fillim i epokës së re të përparimit ekonomik, stabilitetit dhe zhvillimit të qytetarëve tanë. Nga kjo rrugë, porositë kryeministri, nuk guxojmë të heqim dorë.

“Në takime edhe njëherë e konfirmova pozitën tonë se Procesi i Berlinit mbetet prioritet, ndërkaq ndaj nismave siç është ‘Ballkani i hapur’ shohim si nxitje të re frymëzuese për bashkëpunim rajonal. Jemi krenarë në realizimin e qëllimit tonë strategjik, integrimit të plotë në NATO dhe mbetemi të përkushtuar në reformat dhe dialogun, që do të na sigurojnë të ardhme evropiane”, nënvizon Kovaçevski.

Exit mobile version