Dokument zyrtar, që provon një nga 10 super vjedhjet e pasurive të mëdha shtetërore, që kanë bërë së bashku ish-kryeministri dhe ish- ministri i Financave dhe Ekonomisë në vitet 1999-2002; të cilët sot kanë miliona Euro depozita bankare, universitete, hotele, dyqane, apartamente, pallate e vila në Shqipëri e deri në Greqi, Maqedoni, Angli, SHBA, të siguruar përmes korrupsionit gjatë pushtetit

Një prej 10 krimeve të rënda, ose më saktë vjedhjeve ekonomiko-financiare, që kanë bërë Ilir Meta e Anastas Angjeli gjatë viteve 1999-2002, kur ishin njëri kryeministër e tjetri ministër i Financave, është privatizimi i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT).
Proçedura është bërë aq fiktive e absurde si radhë veprimesh, sa më 8 qershor 2000 u nënshkrua kontrata e shitjes, më 6 korrik 2000 u miratua ligji, ndërsa më 21 shtator 2000 u bë vendimi i qeverisë; kur duhej të ishte e kundërta: ligji i pari, vendimi i dyti, kontrata e fundit.
Por krimi, qëndron në vlerën e shitjes së kësaj banke me çmim 1 (një) USD; vërtetuar nga vendimi i firmosur prej Ilir Metës kryeministër dhe nga kontrata e firmosur prej Anastas Angjelit, ministër i Financave.
Është vjedhje e hapur, kur po në kontratë-marrëveshjen e datës 8 qershor 2000, citohet se kapitali financar gjendje i BKT-së në momentin e shitjes, ishte 2 miliardë e 700 milionë lekë të reja, të cilat nuk përfshiheshin në çmimin e shitjes.
Përveç dokumentit të shitjes me 1 USD të krejt BKT, në dosjet e privatizimit të saj, Ilir Meta e Anastas Angjeli nuk kanë lënë asnjë dokument, që të tregojë se ku përfunduan 27 miliardë lekë që ishin gjendje si kapital shtetëror.
Është çmenduri të mendosh, që kjo bankë është shitur me çmim 1 USD, kur përveç llogarisë financiare gjendje, kishte edhe godinën e zyrave qwndrore e 22 objekte në rrethet kryesore të vendit; me vlerë të përllogaritur 11 milionë USD në vitin 2000.
Për t’ia dhënë një grupi klientelist turk, dyshja Meta-Angjeli bënë marifetin e shitjes te kompania “Kent Bank”, te IFC e BERZH, dhënë në masën 60% aksione dhe nga 20% aksione, me vlerën totale 1 USD , kur vetëm brava e 1 dere të bankës, në atë kohë kushtonte 10 USD.
Në muajin janar 2006, doli në skenë blerësi i vërtetë i 100% aksioneve të bankës, kompania turke “Çalik-Seker Konsorsiyum Yatirim A.S.” që u fsheh pas pazarit të shitjes fiktive, të inskenuar nga krye-xhambazi Ilir Meta dhe firmosur nga “mumuthi” i korrupsionit Anastas Angjeli.
Ndërsa më 30 qershor 2009, në favor të filialit turk “Çalik Financial Services”, u kaluan 100% e aksioneve të BKT, kësaj pasurie shteti që u shit për 1 USD; paçka se ishte me afro 38 milionë USD kapital fizik e llogari financiare gjendje.