4 C
Struga
Saturday, February 4, 2023
spot_img

Komuna e Strugës do të marrë pjesë në panairin e turizmit “EMITT” në Stamboll

👉 Njoftim

Të nderuar hotelierë dhe punëtorë turistikë, Komuna e Strugës do të marrë pjesë në panairin e turizmi “EMITT” – Stamboll, nga data 08 deri 11 shkurt 2023, për ta prezantuar Strugën si destinacion atraktiv turistik dhe ofertën për turistët, të cilët do ta vizitojnë stendën tonë në atë panair.
Njëherit, i ftojmë të gjitha subjektet hoteliere dhe turistike të Strugës që të marrin pjesë edhe ata në atë panair, por në pamundësi fizike, të na furnizojnë me materiale turistike promocinale për ofertën apo për kapacitetet e tyre akomoduese, që ne si komunë t’i paraqesim në stendën tonë.

E përsërisim shpesh dhe do të vazhdojmë me ngulm që turizmi është degë ekonomike që sjell me vete shumë përfitime: punësime në sektorin e turizmit, punësime në sektorët e tjerë të lidhur ngushtë me turizmin dhe hotelerinë, të ardhurave primare për ata që merren me turizëm-hoteleri, të ardhura shtesë për shumë kategori të tjera, zhvillimit lokal, mbrojtje të mjedisit, thënë ndryshe zhvillim i qëndrueshëm në përgjithësi.
Imazhi i Strugës si destinacion atraktiv duhet të prezantohet gjithkundi ku është e mundur, prandaj në këtë drejtim duhet të marrin pjesë të gjithë pjesëmarrësit e veprimtarisë turistike dhe hoteliere.
 Ju lutemi, për informata më të hollësishme kontaktoni me Njësinë e Turizmit të Komunës së Strugës.

Me respekt,
Kryetari i komunës,
d-r Ramis Merko

👉 Известување

Почитувани угостители и туристички работници, Општина Струга, од 8 до 11 февруари 2023 година, ќе учествува на саемот за туризам „ЕМИТТ“ – Истанбул за да ја претстави Струга како атрактивна туристичка дестинација и нејзината понудата за туристите кои ќе го посетат нашиот штанд на тој саем.
Воедно, ги покануваме сите хотелско-туристички субјекти на Струга да учествуваат на тој саем, но доколку физички не се во можност, да нè снабдат со промотивни туристички материјали за понудата или за нивните сместувачки капацитети, за да можеме ние како општина да ја преставиме на нашиот штанд.

Често повторуваме и ќе продолжиме со истрајност да спомнуваме дека туризмот е стопанска гранка која со себе носи многу придобивки: работни места во туристичкиот сектор, работни места во други сектори тесно поврзани со туризмот и угостителството, примарен приход за оние кои се занимаваат со туризам и хотелиерство, дополнителен приход за многу други категории, локален развој, заштита на животната средина, односно севкупен одржлив развој.
Имиџот на Струга како атрактивна дестинација мора да биде претставена секаде каде што е можно, затоа сите учесници во туристичките и хотелските активности мора да учествуваат во оваа насока.

 Ве молиме за подетални информации обратете се во Одделението за туризам на општина Струга.

Со почит,
Градоначалник,
d-r Ramis Merko

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles