10 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Kievi goditet nga një sulm i ri masiv me dronë

Kryeqyteti ukrainas, Kievi është goditur të shtunën mbrëma nga një sulm i ri masiv me dron rus. Të paktën një person ka mbetur i vrarë, raportoi të dielën BBC-ja.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, ka njoftuar se një burrë ka vdekur kur rrënojat e dronit kanë rënë pranë një karburanti, ndërsa një grua ka mbetur e plagosur.

Siç ka bërë të ditur Forca Ajrore e Ukrainës, Rusia ka lëshuar 54 të ashtuquajtur dronë kamikazë në objektivat ukrainase, prej të cilëve 52 janë rrëzuar. Vetëm në Kiev kanë rënë më shumë se 40 drone.

Javët e fundit Rusia ka rritur sulmet e saj në Kiev, duke përdorur të ashtuquajturit dronë kamikazë, si dhe një sërë raketash balistike.

Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, ka thënë se një sulm për të rimarrë territorin nga forcat pushtuese të presidentit Vladimir Putin mund të fillojë “nesër, pasnesër ose pas një jave”.

Ukraina ka planifikuar një kundërsulm prej muajsh. Por ajo ka kërkuar sa më shumë kohë të jetë e mundur për të trajnuar trupat dhe për të marrë pajisje ushtarake nga aleatët perëndimorë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles