Home Maqedoni Kapet drogë me vlerë 300 mijë euro, 23 vjeçari godet me makinë...

Kapet drogë me vlerë 300 mijë euro, 23 vjeçari godet me makinë dy policë

Dje në rajonin e Prilepit, MPB-ja ka realizuar aksion për parandalimin e transportit ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria, që destinacion të fundit e kishte Greqinë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këtë aksion janë sekuestruar 86 kg marihuanë, në vlerë prej 300 mijë eurove dhe është arrestuar një person.

“Në orët e mëngjesit në rrugën rajonale Manastir – Prilep, në hyrje të Prilepit, nga ana e zyrtarëve policor është dhënë urdhër për ndalimin e makinës Audi A4 me targa të Ohrit, por shoferi nuk ka ndaluar dhe me këtë rast i ka lënduar dy policë të cilët kanë qenë në detyrë. Makina është gjetur në dalje të Prilepit dhe është drejtuar nga 23-vjeçari A.G nga Ohri. Gjatë ikjes ai nga makina e tij ka hedhur katër çanta. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Prilepit në çanta janë gjetur paketime me marihuanë, të cilat janë sekuestruar dhe dorëzuar për analyze. Nga ana e Prokurorisë së Prilepit kundër A.G do të dorëzohet kallëzim penal për tregti të paligjshme me drogë dhe sulm ndaj personave zyrtar”, thonë nga MPB.

Exit mobile version