4 C
Struga
Saturday, February 4, 2023
spot_img

Kapet 180 mln euro kokainë në Spanjë, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi prej 4500 kilogramë kokainë të fshehur në një anije mallrash, të quajtur ‘Blume’ dhe që mbante flamurin e Togos. Gjatë operacionit u arrestuan 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes, mes të cilëve dhe 2 shqiptarë.

Mediat spanjolle raportojnë se 13 personat e tjerë janë me kombësi pakistaneze.

Operacioni nisi si rezultat i një bashkëpunimi të gjerë ndërkombëtar, pas informacioneve të grumbulluara për përfshirjen e anijes në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të lëndëve narkotike.

Si pasojë e kësaj, Zëvendës Drejtoria e Mbikëqyrjes Doganore e Tatimore në Spanjë vendosi pajisjen aeronavale dhe dërgoi anijen e saj ‘Fulmar’ për të lokalizuar dhe kontrolluar anijen e mallrave gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.

Nga kqyrja, u vu re se se anije po transportonte 200 tonë kafe si mall të deklaruar, shumë më pak se kapaciteti i ngarkesës së saj, gjë që tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve përgjegjës për operacionin.

Pas kontrollit të anijes u konstatua prania e sasisë së madhe të lëndës narkotike, duke bërë dhe arrestimin e 15 anëtarëve të ekuipzahit.

Mësohet se anija ishte nisur nga porti i Santos, Brazil më 20 dhjetor, destinacioni i saj ishte Riga, Letoni dhe droga kapte një  vlerë prej 180 mln euro./euronews.al/

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles