Home Strugë Ka filluar votimi në komunën e Strugës, pa ndonjë problem

Ka filluar votimi në komunën e Strugës, pa ndonjë problem

Në 101 vendvotime në Komunën e Strugës dhe në tri vendvotime në Komunën e Vevçanit, sot në ora 07:00 ka filluar votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në të cilin zgjidhen dy kandidatë për kryetar komune.

Kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore, Minir Zhuta dhe Menka Kukoska, kanë konfirmuar se votimi ka shkuar mirë, pa probleme.

Në Komunën e Strugës të drejtë vote kanë 61.437 votues, nga të cilët 259 të moshuar, të sëmurë dhe të pafuqishëm janë regjistruar dhe e kanë realizuar të drejtën e votës dje nga shtëpitë e tyre.

Në Listën zgjedhore të Vevçanit janë regjistruar 2075 votues, ndërsa dje kanë votuar 25, prej tyre 18 të moshuar, të sëmurë dhe të dobët dhe shtatë pozitivë.

Exit mobile version