Home Botë Joe Biden synon të kandidojë sërish për president në vitin 2024

Joe Biden synon të kandidojë sërish për president në vitin 2024

Synimi i Joe Biden për të kandiduar sërish për postin e presidentit të SHBA në 2024 , kur ai do të jetë 82 vjeç, është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, nga zëdhënësja Jen Psaki.

Pas raporteve të shumta për synimet e Biden në vitin 2024, kur do të zhvillohen zgjedhjet e reja në SHBA, Psaki hodhi poshtë çdo dyshim për një ndryshim në udhëheqjen demokrate.

“Ky është qëllimi i tij, ” u tha Psaki gazetarëve për Biden. Sipas një artikulli të Washington Post, Biden tashmë po ndez motorrat për një raund të dytë zgjedhjesh, duke u përpjekur të bllokojë aleancat.

Exit mobile version