14 C
Struga
Wednesday, March 27, 2024
spot_img

Izraelitët dhe palestinezët bien dakord për armëpushim

Izraelitët dhe palestinezët kanë rënë dakord të respektojnë një armëpushim në Gaza nga mbrëmja e së dielës, siç është propozuar nga Kajro.

Një burim egjiptian i sigurisë tha të dielën se Izraeli kishte rënë dakord për ofertën e armëpushimit, ndërsa një zyrtar palestinez i njohur me përpjekjet e ndërmjetësimit egjiptian tha se ajo do të hynte në fuqi në orën 20:00 lokale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por zëdhënësit e Izraelit dhe Xhihadit Islamik, nuk e konfirmuan këtë, duke thënë vetëm se ata ishin në kontakt me Kajron.

“Diskutimet janë duke u zhvilluar në nivelet më të larta drejt qetësisë. Rezistenca nuk do të ndalet nëse agresioni dhe krimet e okupimit (Izraelit) nuk ndalen”, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP të dielën një burim i Xhihadit Islamik.

Ndërkohë, më parë ushtria izraelite tha se sulmet e saj në Gaza mund të zgjasin për një javë.

Të paktën 31 palestinezë u raportuan të vdekur të dielën, mes tyre gjashtë fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sulmet e fundit izraelite që nga e premtja la gjithashtu të paktën 265 persona të plagosur, thanë autoritetet shëndetësore në Gaza, ku disa ndërtesa u shndërruan në rrënoja.

Ndërkohë, Koordinatori Humanitar i Kombeve të Bashkuara në territoret e pushtuara palestineze, Lynn Hastings, bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit dhe dhunës në Gaza.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles