16 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Industria e Maqedonisë shënon rritje të qarkullimit ekonomik

Qarkullimi i përgjithshëm në industri në qershor të këtij viti u rrit me 19,2 përqind në nivel vjetor dhe me 0,8 përqind në nivel mujor, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit shënoi një rritje prej 17,5 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, qarkullimi i përgjithshëm në industri në qershor 2022, krahasuar me qershorin 2021, ka shënuar rritje te produktet e ndërmjetme, përveç energjisë, për 13.3 përqind, produktet kapitale për 26.6 përqind, produktet e qëndrueshme për konsum 2.9 përqind dhe mallrat e konsumit jo të qëndrueshme me 17 përqind.

Qarkullimi në industri, nga ana tjetër, në tregun vendas, në qershor u rrit me 9 përqind në vit, pra me 4,5 përqind në muaj, dhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënoi rritje prej 15 përqind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun e brendshëm shënoi rritje të produkteve të ndërmjetme, përveç energjisë për 14.3 përqind, mallrave të qëndrueshme për konsum 4.8 dhe produkteve të konsumit jo të qëndrueshme me 6.8, ndërsa rënie ka pasur te mallrat kapitale me 8.5 përqind.

Qarkullimi në industrinë në tregjet e huaja në qershor 2022 krahasuar me qershorin 2021 është rritur për 22 përqind, krahasuar me majin 2022 është rritur për 0,1 për qind dhe në gjashtë muajt e parë të vitit është për 17,8 përqind më i lartë se në vitin të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, qarkullimi në industri në tregjet e huaja shënoi rritje të produkteve të ndërmjetme, përveç energjisë, me 13,4 përqind, produkteve kapitale me 26,7 përqind dhe mallrave të konsumit jo të qëndrueshme me 25,6 përqind, ndërsa rënie prej 9 përqind ka në produkte të qëndrueshme për konsum të gjerë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles