Home Botë Grusht shteti në Gabon, ushtria anulon zgjedhjet, merr pushtetin pas 53 vitesh

Grusht shteti në Gabon, ushtria anulon zgjedhjet, merr pushtetin pas 53 vitesh

Grusht shteti në Gabon. Oficerët e ushtrisë janë shfaqur në televizionin kombëtar për të thënë se kanë marrë pushtetin. Dymbëdhjetë ushtarë njoftuan se anulonin rezultatet e zgjedhjeve dhe shpërndanin “të gjitha institucionet e republikës”. Ata shtuan se kufijtë e vendit ishin mbyllur “deri në një njoftim tjetër”.  Ata anuluan zgjedhjet e së Shtunës, në të cilat presidenti Ali Bongo u shpall fitues. Përmbysja e presidentit do t’i jepte fund mbajtjes 53-vjeçare të pushtetit të familjes së tij në Gabon.  Ky është grushti i tetë në ish-kolonitë franceze në Afrikë në tre vitet e fundit.

Gaboni është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në Afrikë, ndërsa gati 90% e vendit është e mbuluar nga pyjet.

Exit mobile version