12.7 C
Struga
Thursday, September 29, 2022
spot_img

Grubi: Qeveria që sot mundet në Kuvend ta dorëzojë propozimin francez

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie me Bashkësitë, Artan Grubi deklaroi se është e mundur që sot Qeveria në Kuvend ta dorëzojë propozimin francez për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit, së bashku me protokollin bilateral me Bullgarinë dhe dokumentet e tjera shoqëruese.

Grubi potencoi se Qeveria nuk do të marrë vendim për propozimin francez por vetëm do ta përcjellë në Kuvend.

“Kuvendi do të marrë vendim për propozimin francez dhe do ta angazhojë Qeverinë për aktivitetet e radhës lidhur me të gjithë paketën”.

Ai tha se në propozimin francez nuk është futur protokolli bilateral me Bullgarinë dhe se korniza negociuese nuk e prek identitetin maqedonas dhe veçantinë gjuhësore dhe kulturore.

“As kryeministri Dimitar Kovaçevski, as cili do ministër tjetër i Qeverisë nuk do të mbështeste dhe nuk do të votonte për një kornizë negociuese që do të ishte për asimilimin dhe bullgarizimin e maqedonasve”, tha Grubi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles