Home Maqedoni Grubi inspekton punimet në rrugën Stugë-Qafë Thanë: Projekti më i madh për...

Grubi inspekton punimet në rrugën Stugë-Qafë Thanë: Projekti më i madh për Strugën dhe për gjithë ne është Korridori 8

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi I shoqëruar nga drejtori i “Rrugëve Shtetërore”, Ejup Rrustemi gjatë ditës, kanë inspektuar punimet në autostradën, Strugë-Qafë Thanë.

Në një prononcim për media, Grubi ka konstatuar se punimet po bëhen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pret që të njëjtat të përfundojnë në afatin e caktuar, raporton indeks.mk

“Mund të konstatoj se punimet po bëhen në mënyrë më të mirë të mundëshme dhe uroj që të kryhet në afat të caktuar sepse kanë përkrahje edhe nga Qeveria dhe projekti më i madh për Strugën dhe për gjithë ne është Korridori 8, projekt ky që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Strugës dhe më gjerë dhe një projekt që nuk dua të lë anësh është zhvillimi i bregut të Strugës që është në bashkëpunim me komunën gjithashtu”, ka theksuar Grubi.

Kurse drejtori i “Rrugëve shtetërore”, Ejup Rrustemi ka thënë se ky është një projekt shumë i rëndësishëm.

“Jemi këtu për të inspektuar punimet e magjistrales së rëndësishme ku bëhet rehabilitimi komplet i saj, pas projektimit, dhe sot jemi në gjendje të shoihim se si bëhet kjo rrugë që ka mjaft rëndësi për gjithë ne e që lidh vendin me Shqipërinë. Është arterie kryesore që lidh mbarë regjionin dhe për këtë arsye në bashkëpunim me BERZH kemi arritur të sigurojmë mbi 67 milionë euro për të finalizuar këtë projekt dhe jemi të sigurtë që punët do bëhen në afat prej 15 muajve, pra deri në fund të vitit të ardhshëm të përfundojë”, ka theksuar Rustemi.

Exit mobile version