Home Maqedoni Grubi: Gjykata Kushtetuese tejkalon pengesën për realizimin e projektit më të madh...

Grubi: Gjykata Kushtetuese tejkalon pengesën për realizimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka njoftuar në Facebook se projekti më i madh infrastrukturor në historinë e vendin “Korridori 8 dhe 10″ ka marrë dritë jeshile nga Gjykata Kushtetuese.

Më poshtë keni statusin e plotë të Grubit:

Vendim i madh sot në Gjykatën Kushtetuese për Korridorin 8 dhe Korridorin 10.

Edhe pengesa e fundit ligjore në drejtim të realizimit të proektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë u tejkalua dhe tashmë do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka.

Mirënjohje e madhe drejt gjykatësve kushtetues për profesionalizmin e treguar, kolegëve ministra, deputetëve dhe të gjithëve që janë pjesë e realizimit të ëndrrës së madhe.

Korridori 8, REALITET!

Exit mobile version