9 C
Struga
Sunday, March 17, 2024
spot_img

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Belinda Balluku.

Projektet infrastrukturore dhe energjetike, rruga e integrimit europian si dhe situata në rajon përfshirë këtu edhe veriun e Republikës së Kosovës, ishin temë e bisedës mes Grubit dhe Ballukut.

Duke diskutuar mbi projektet mes dy vendeve, theks të veçantë është vënë tek Korridori 8 duke thënë se jetësimi i këtij projekti ambicioz përmes planit të qartë për ndërtimin e tij do jetë arritje e madhe jo vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë por edhe për mbarë rajonin.

Grubi dhe Balluku diskutuan edhe për lidhjen hekurudhore midis Shkupit dhe Durrësit, portin e thatë në Strugë dhe vendkalimin e ri kufitar.

Integrimi europian është rrugëtim i përbashkët i dy vendeve tona, tashmë aleate edhe në NATO dhe jemi të përkushtuar për përmbyllje të shpejtë të procesit negociues dhe aderues në BE nëpërmjet të zbatimit të reformave dhe detyrave që vendet tona i kanë.

Grubi dhe Balluku gjithashtu biseduan edhe për situatën në rajon, përfshirë këtu edhe veriun e Republikës së Kosovës duke bërë apel që të rikthehet qetësia dhe palët të vazhdojnë dialogun nga arritja e marrëveshjes në Ohër dhe finalizimin me njohje të ndërsjellë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles