Home Maqedoni Gjobiten 242 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në RMV

Gjobiten 242 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në RMV

MPB njofton se dje janë kryer kontrolle të intensifikuara në të gjithë territorin e RMV-së për të sanksionuar shoferët të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar, me çka janë shqiptuar 242 gjoba.

“Prej tyre janë shqiptuar 11 gjoba automjet lëvizte me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 115 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 127 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Exit mobile version