14.7 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Gjermania regjistron shifrën më të lartë të vdekjeve ditore nga Covid-19

Gjermania regjistroi ditën e sotme numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 ditën e sotme që nga shkurti i kaluar. Autoritetet po përpiqen që të mbajnë në kontroll valën e katërt të pandemisë. Ditën e sotme në Gjermani humbën jetën 527 persona dhe u zbuluan 69,601 raste të reja.

Autoritetet javën e kaluar ndaluan hyrjen e personave të pavaksinuar në supermarkete dhe farmaci. Ky vendim u morë për të ulur numrin e infektimeve. Parlamenti gjerman mund të votojë një ligj që nga shkurti vaksinimi të jetë i detyrueshëm.

Spitalet gjermane po perballen me numër të lartë të sëmurësh, që ndodhen nën kujdes intesiv dhe pritet që të ezaurojnë kapacitetet në të ardhmen. Institucionet shëndetësore janë në alarm për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Në Gjermani deri tani kanë humbur jetën nga virusi 104,047 persona.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles