13.5 C
Struga
Thursday, September 29, 2022
spot_img

Gjendje e qetë në Kosovë, hiqen Barrikadat

Gjithçka i është kthyer normalitetit në pikat kufitare të vendit që lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak. Ato janë të hapura për qarkullim, ndërsa nuk ka kolona dhe nevojë për pritje të gjata nga të dyja anët e kufirit, njofton agjencia Kosovapress.

Qytetarët të cilët kalojnë me automjetet e tyre nëpër këta kufij shprehen të kënaqur duke thënë se gjithçka është në rregull dhe se nuk po presin gjatë, e as nuk kanë pasur nevojë të plotësojnë ndonjë dokument shtesë për hyrje në Kosovë.

Srecko: Nuk është dashur të plotësoj ndonjë formular. Udhëtoj nga Rashka. Shkëlqyeshëm kam kaluar në kufi…

Edhe qytetari tjetër me emrin Zoran që po udhëtonte nga Serbia në Kosovë, u shpreh pothuajse ngjashëm, duke thënë se s’ka pasur asnjë problem gjatë kalimit në kufi.

Zoran: “Mirë kam kaluar në kufi dhe s’kam pasur problem. Jo, nuk është dashur të plotësoj ndonjë formular”.

Shabani, një qytetar i komunitetit boshnjak nga Sijenica, tha se gjithçka ka qenë fantastike.

Shabani: “Kam kaluar në mënyrë fantastike. Asgjë nuk është dashur tjetër, përveç që i kam vënë letrat ngjitëse në targa. Udhëtoj për Prishtinë”

Ndryshe, qytetarët me shtetësi serbe të cilët hynë në Kosovë nga këto dy pika kufitare, nuk janë të obliguar të plotësojnë dokumentet për hyrje-dalje, pasi qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimit për reciprocitet rreth letërnjoftimeve për datën 1 shtator 2022.

Vendimi u shty pas kërkesës së ambasadës amerikane me qëllim uljen e tensioneve që rrezikonin përshkallëzimin e gjendjes së sigurisë pasi serbët lokal bllokuan rrugët ndërsa sipas policisë ishin vërejtuar edhe gruper të armatosura. Qeveveria e Kosovës mbetet në qëndrimin se vendimi do të nis të zbatohet më 1 shtator.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles