10 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Gazeta gjermane: Sulmi rus në Ukrainë mund të ndodhë para Lojërave Olimpike në Kinë

Situata në Ukrainë po shkon drejt një kulmi në mënyrë dramatike, ndërsa sipas informacioneve nga gazeta gjermane SPIEGEL, SHBA-të paralajmëruan aleatët në Evropë se kishin frikë nga një sulm rus të mërkurën.Sipas SPIEGEL,  Shërbimet e Inteligjencës Amerikane kanë lëshuar paralajmërim urgjent për aleatët e NATO-s për sulm të afërt në Ukrainë.

CIA ashtu edhe ushtria amerikane informuan qeverinë federale dhe shtetet e tjera të NATO-s gjatë të premtes se bazuar në informacionet e reja, ekzistonte frika se sulmi mund të ndodhte të mërkurën e ardhshme.

Sipas disa diplomatëve dhe zyrtarëve ushtarakë, Shtetet e Bashkuara dhanë detaje në lidhje me informimet sekrete, ndërsa u përshkruan në mënyrë specifike rrugët për pushtimin rus, si dhe njësitë individuale ruse dhe cilat detyra do të merrnin përsipër.

Data 16 shkurt u dha si data e mundshme për fillimin e pushtimit, ndërsa nuk dihet ende se si do të përfundojë kjo situatë e nxehtë.

Një datë rreth mesit të shkurtit ishte konsideruar prej kohësh e besueshme, ndërsa të brendshëm besojnë gjithashtu se është e mundur që SHBA-ja të shpërndajë qëllimisht informacionin në mënyrë që të përmbysë planet e sulmit rus.

Ushtria dhe diplomatët perëndimorë thanë  se shërbimet sekrete amerikane me sa duket kishin përgjuar indikacionet se udhëheqja ruse kishte përgatitur ushtrinë për të mërkurën e ardhshme.

Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Amerikane nuk pranoi të komentonte mbi këto raporte.

Një sulm mund të ndodhë në çdo kohë, madje edhe para përfundimit të Lojërave Olimpike.

Megjithatë, ai theksoi: “Nuk po themi se presidenti Putin ka marrë një vendim përfundimtar, por ndodhemi në një situatë urgjente”.

Blinken i cili aktualisht ndodhet në Australi, paralajmëroi për një sulm të mundshëm përpara përfundimit të Lojërave Olimpike në Kinë, më 20 shkurt.

Presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje të gjithë amerikanëve që të largohen menjëherë nga Ukraina.

Sipas mediave amerikane, ai takoi këshilltarët e tij më të rëndësishëm të sigurisë në në Shtëpinë e Bardhë vonë mbrëmjen e së enjtes.

Pasditen e vonë, Presidenti i SHBA Joe Biden thirri të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së së bashku për një konferencë.

Të ftuar ishin edhe kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Biden theksoi gjithashtu se sa e rëndësishme është të kishte në dialog me Rusinë.

Zëdhënësi i qeverisë tha në Twitter se ishte një “shkëmbim i rëndësishëm për situatën shumë, shumë serioze të sigurisë në Ukrainë”.

Aleatët janë gati për një përgjigje të ashpër me sanksione, nëse do të ketë një pushtim, ndërsa ndodhemi në nj situaë të parandalimit të një lufte në Evropë.

Kancelari Olaf Scholz do të udhëtojë në Ukrainë të hënën dhe do të takohet me Presidentin rus në Moskë të martën.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles