6 C
Struga
Wednesday, November 30, 2022
spot_img

“Flurona”, shkencëtarët të shqetësuar mbi kombinimin grip sezonal + koronavirus

Nuk ka asnjë arsye për panik për ekzistencën e një virusi “të ri” Flurona (Grip + Coronavirus) që supozohet që është një kombinim i virusit të gripit me koronavirusin, siç thekson profesori i Politikave Shëndetësore në Imperial College në një postim në Facebook, Elias Mosialos.

Siç shprehet ai, “ky nuk është një virus i ri, por infeksione të njëkohshme me koronavirus dhe virusin e gripit. Është konstatuar në një grua shtatzënë në Izrael, por ka mundësi që të kemi shumë raste të tilla në disa vende.”

Ai shton se “prandaj është e nevojshme të vaksinohen, qytetarët e pambrojtur, dhe me vaksinën e gripit krahas asaj të koronavirusit. Këtë e theksojnë edhe autoritetet shëndetësore në mbarë botën”.

Shqetësimet për “Delmicron”

Në të njëjtën kohë, Delmicron (kombinimi i mutacioneve Delta dhe Omicron) po shkakton shqetësim, që sipas shkencëtarëe, është diçka që kërkon monitorim, pasi rastet e personave që janë infektuar me llojin që ka pësuar mutacion janë të pakta, raporton abcnews.al.

“Omicron” që është shumë ngjitës ka shkaktuar një rritje të madhe të rasteve me koronavirus në mbarë botën.

Rastet e reja me koronavirus në mbarë botën arritën një rekord duke kapur një numër më shumë se 1 milion në ditë gjatë fundit të 2021, sipas Reuters. Megjithatë, numri i të vdekurve nuk është rritur në të njëjtën mënyrë, duke shtuar shpresat se varianti i ri mund të jetë më pak vdekjeprurës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles