16 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Eskobar: Askujt nuk i bëj torturë / SHBA-të i shohin partnerë ata që janë për eurointegrim

“Askujt nuk po i bëj torturë”. Kështu me buzëqeshje diplomati i lartë amerikan Gabriel Eskobar iu përgjigj komentimit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se pushteti u bën thirrje ndërkombëtarëve që t’i ushtrojnë presion dhe torturë. Eskobar në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Kovaçevski megjithatë tha se SHBA-të i shohin partnerë ata që synojnë drejt eurointegrimit.


“Dua të them se askujt nuk do t’i ushtroj torturë, dua qartësisht të them se SHBA-të nuk i zgjedhin qeveritë e vendeve të NATO-s, megjithatë kemi pritshmëri dhe punën e vetme për të cilën po flas është që ta jap të njëjtin mesazh që e dërgoj në rajon, se SHBA-të i shohin partnerë të gjithë ata që i janë përkushtuar eurointegrimit, NATO-s dhe luftës kundër korrupsionit. Dua ta them këtë qartësisht, po ashtu dua të dëgjoj se ka shkëmbim të hapur të mendimeve”, tha sekrat zëvendësndihmës i SHBA-ve, Gabriel Eskobar.


Në fjalimin e tij të shkurtër Eskobar nuk tha shumë detaje nga bisedimet me Kovaçevskin për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe ndërprerjen e seancës për shkak të mungesës së shumicës, por u shpreh i kënaqur që filloi procesi në Kuvend.


“Me të vërtetë më vjen mirë që filloi procesi për shkak se duam t’ju shohim në BE. Ju jeni pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe duam të kemi pjesëmarrësi nga të gjitha strukturat, më vjen mire që filloi procesi dhe shpresoj se do të vazhdojë i njëjti”, sqaroi Eskobar.


Nuk është e saktë akuza se qeveria gjunjëzohet për të ardhur diplomat të huaj për të ushtruar presion për ndryshimet kushtetuese. Diplomati i lartë amerikan Eskobar është në vendin tonë në emër të miqësisë, tha Kovaçevski. Për bisedimet, Kovaçevski tha se kryesisht kanë biseduar për procesin tone eurointegrativ.


Atë që duhet ta bëjmë si lidership politik është që të sigurojmë proces të pandërprerë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Marrëveshje të re nuk do të ketë, as që ka mundësi për një gjë të tillë për rinegocionim në korrnizën negociuese. Marrëveshjet dypalëshe me Bullgarinë janë pikërisht kjo, marrëveshje dypalëshe dhe nuk do të ndikojnë në procesin e eurointegrimeve dhe më e rëndësishme është ajo se edhe një here treguam se nuk mund të ketë kërkesa të reja sipas korrnizës negociuese, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.


Vizita dyditore e diplomatit të lartë amerikan Eskobar në vend është në suazë të turnesë ballkanike, ndërsa pas takimit me kryeministrin Kovaçevski ai shkoi në takim me liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Takimi me presidentin Pendarovski u mbajt dje.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles