10.4 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Ekspertët alarmojnë: Mos-vaksinimi kundër fruthit, rrezikon shëndetin e fëmijëve

Ekspertët alarmojnë se mos vaksinimi i fëmijëve kundër fruthit mund të jetë i rrezikshëm, pasi sëmundja shpesh mund të jetë edhe fatale. Imunologu Marko Spirovski shpjegon se derisa fruthi prek një fëmijë të pa vaksinuar, ai di të shkaktojë ndezje shumë të rëndë të organeve të ndryshme të njeriut ndërsa te një fëmijë i rritur dhe i pa vaksinuar, fruthi mund të shkaktojë sterilitet duke i sulmuar rëndë organet reproduktive.

“Fruthi mund të shkaktojë ndezje shumë të madhe të mushkërive të bardha, ndezje në pjesë tjera të trupit të cilat mund të çojnë deri në vdekje. ndërsa derisa një fëmijë më i rritur sëmuret nga fruthi atëherë te moshat më të mëdha, mund të ndodhin komplikime të rënda që kanë të bëjnë me organet reproduktive dhe te fëmija mashkull infektimi mund të pësojë formë të rëndë të sterilitetit. Njerëzit mendojnë se nëse nuk vaksinohen derisa janë fëmijë të vegjël, dhe e kalojnë fëmijërinë të pa infektuar, nuk do të thotë se e kanë të garantuar se asnjëherë s’do të preken nga ajo sëmundje. Këtë gjë prindërit duhet ta mendojnë shumë mirë para se të marrin vendim që të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre”, u shpreh Marko Spirovski, Imunolog.

Spirovski, përsërit rrezikun për përhapjen e një epidemie të fruthit në pranverë derisa nuk pëson rritje numri i fëmijëve të vaksinuar.

“Nëse një fëmijë vaksinohet nesër, për tre javë fillon të jepen mekanizma imun. Duhet që menjëherë ata të cilët nuk janë vaksinuar ndërsa duan të vaksinohen, unë rekomandoj që ta bëjnë menjëherë me qëllim që të parandalohet një epidemi e fruthit. Fëmijët tanë para 10-15 viteve kanë qenë të vaksinuar mbi 90% dhe prandaj nuk kemi pasur epidemi. Përqindja aktuale sa është tani, e fëmijëve të pa vaksinuar që është nën 85% e rrit mundësinë për përhapje të epidemisë”, tha Marko Spirovski, Imunolog.

Ditë më parë ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, alarmoi për një epidemi të fruthit bazuar në përqindjen e ulët të fëmijëve të vaksinuar. Për momentin në vend është e vaksinuar vetëm 72% e popullsisë ndërsa për të pasur mbrojtje më efikase, e nevojshme është vaksinimi i mbi 90% të popullatës. /Alsat.mk

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles