7 C
Struga
Friday, April 19, 2024
spot_img

Drita jeshile nga Bullgaria, Varhelyi: BE të vendosë për konferencën e parë të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Parlamenti i Bullgarisë votoi të premten për heqjen e vetos që ka bllokuar prej kohësh bisedimet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky veprim ngjall shpresa të reja se blloku mund të vazhdojë me planet e tij për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor.

Vendimi u miratua me 170 vota për dhe 37 kundër në Parlamentin prej 240 anëtarësh, tha nënkryetari i këtij institucioni, Atanas Atanasov.

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka komentuar vendimin e Bullgarisë për të miratuar propozimin e Macron për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara!” – tha Varhelyi.

Më herët Kryeministri Rama ka thënë se u shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe BE-së.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt”

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles