19 C
Struga
Sunday, July 3, 2022
spot_img

“Ditari i Gjimnazit Tim”

Ditari i Gjimnazit Tim

“Më kujtohet kur…” – është kjo shprehja e zakonshme që dëgjojmë ose që përdorim kur rikthejmë pjesë të jetës, që më së shpeshti mbartin kujtime të bukura!
Edhe mua sot më kujtohet koha e gjimnazit, ato 4 vite që mbartin brenda çaste të jashtëzakonshme në prani të shoqërisë dhe profesorëve të mi – shumica e të cilëve ishin gjithmonë të dashur e të qeshur ndaj nesh, përkrahës dhe shtytës kundrejt suksesit tonë.
Tek sot po hasim avancim të teknologjisë, më kujtohen ato 4 vite që ditari i dashur që mbartte në vete mungesa të bollshme, ishte fizik dhe si të them, ishte diçka i privilegjuar. Ditari ishte pasqyrë suksesi e një klase. Notat, mungesat, vërejtjet dhe çdo gjë tjetër shfaqte ecurinë e asaj klase, shfaqte problematikat që mund të haseshin por dhe që mund të ‘manipuloheshin’… Them mund të ‘manipuloheshin’ sepse prekja e atij ditari dhe shqyrtimi i mungesave apo vërejtjeve së bashku si klasë ishte emocion tjetër, njëri ruante ardhjen e profesorit dhe të gjithë të tjerët gjenim arsyetimet e duhura dhe të besueshme. Por, kujdestari jonë (duke qenë se klasa ime personalisht ishim bashk 4 vite me të njëjtin kujdestar udhëheqës) na kuptonte gjithmonë dhe ne duke qenë se u adaptuam me kuptimësinë e tij, kishim kryetaren e klases e cila i binte shkurt dhe realisht arsyes. Kjo nuk do të thotë që ne nuk merrnim mungesa, ose na arsyetoheshin të tëra, por duke u treguar shumicën e kohës realist, fituam një bindje si klasë ndaj kujdestarit dhe kalonim shumë mirë së bashku, ndaj pak na shqetësonin mungesat duke qenë se ne krijonim kujtime së bashku.
Po kthehem tek ditari pasi më vjen keq që sot, nxënësit nuk e përjetojnë kënaqësinë e vendosjes së notës me shkrim në ditar përballë tyre, as të mungesave dhe as të vërejtjeve (të cilat nuk po i promovoj, por që janë pjesë e të qënurit gjimnazist)… Sot ditarët fizik kanë dalur jashtë përdorimi dhe përdoret forma elektronike – por që jam e bindur se nuk e përcjell të njëjtin emocion. Gjenerata ime mbase ngelet e fundita 4 vjeçare që kishte ditarin fizik prezent, nuk jam e sigurt por po them mbase! Nuk jam kundër ecurisë teknologjike dhe aplikimit të saj në edukim, por jam kundër mos shfrytëzimit të vlerave të para, ku një ndër to është ditari fizik. Mirëpritja e profesorit në klasë me ditar në duar shfaqte një pasqyrë shembullore, tek e fundit një shprehje latine thotë “Scripta manent, verba volant” – E shkruara ngelet, fjalët fluturojnë!
Prandaj duke parë se të shkruarën tashmë në këtë pjesë po e shohin si të pa nevojshme, uroj që këto ‘fjalë elektronike’ të mos fluturojnë…

Zimrisha Kupa
16/05/2022

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles