14 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Danimarka do t’i dhurojë Ukrainës “lansues raketash kundër anijeve”

Danimarka do t’i dhurojë Ukrainës një lansues raketash për raketat kundër anijeve të njohura si Harpoon, njoftoi të hënën Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria daneze premtoi këtë “pajisje” gjatë një takimi virtual të të ashtuquajturit Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës më herët të njëjtën ditë.

Grupi i Kontaktit përfshin më shumë se 40 ministra dhe shefa të mbrojtjes, duke përfshirë Austin dhe ministrin ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Ai ishte një forum për Reznikov për të shprehur nevojat ushtarake të vendit të tij, ndërsa lufta e tij më e gjerë me Rusinë hyn në muajin e katërt.

“Unë jam veçanërisht mirënjohës për Danimarkën, e cila njoftoi sot se do të sigurojë një lëshues dhe raketa ‘Harpoon’ për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë brigjet e saj”, citohet të ketë thënë Austin.

Dhe siç vlerëson Forbes.com, nuk është e vështirë të merret me mend se çfarë do të bëjnë ukrainasit me atë. Pra do ta dërgojnë atë në Odesa, porti strategjik i Ukrainës në bregun perëndimor të vendit të Detit të Zi, në mënyrë që të mbrohet porti nga sulmet e flotës ruse të Detit të Zi. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles