13 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Covid në Shqipëri/13 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 400 testime, 13 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit

21 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 400 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Berat.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles