12 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Covid-19 rikthen frikën në Europë

Dy nënvariantet e reja të Omicron, B.A 4 dhe 5, po rikthejnë pasiguritë e përhapin frikë në Ballkanin Perëndimor, Europë e më gjerë. Në vend, vetëm në javën e fundit janë regjistruar më shumë se 2 000 infektime të reja, me shifra në rritje që po kapin rekorde të harruara prej disa muajsh.

Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina, që kanë konfirmuar tashmë praninë e dy mutacioneve të reja, po njohin rritje të infektimeve gjithashtu.

Vetëm në 24 orët e fundit, në vendet e Bashkimit Europian u regjistruan më shumë se 27 000 raste të reja, pjesa më e madhe e të cilave në Austri, Hungari, Danimarkë, Çeki dhe Kroaci.

Pas rënies së ndjeshme të infektimeve e shtrimeve, me vdekjet që po kapnin nivelet më të ulëta, mutacionet e reja të koronavirusit, që janë kthyer tashmë në mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendeve të unionit, ka rikthyer në tryeza diskutime për kthimin e masave kufizuese, ndërsa mjekët kanë paralajmëruar për një vjeshtë aspak të qetë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles