9.1 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Covid-19 në Shqipëri/ 1 humbje jete dhe 1563 qytetarë të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën nga CVOID-19  një 87 vjeçar nga Tropoja. Nga 3353 testime të kryera, janë konfirmuar me COVID 1563 qytetarë. Rastet e reja janë shënuar;

739 në Tiranë, 104 në Durrës, 65 në Vlorë, 58 në Fier, 55 në Shkodër, 53 në Berat, 50 në Kamëz, 41 në Elbasan, 39 në Lushnje, 31 në Sarandë, 28 në Kuçovë, 25 në Korçë, 23 në Gjirokastër, 20 në Lezhë, 17 në Krujë, 15 në Dimal, 13 në Kavajë, nga 12 qytetarë në Dibër, Divjakë, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, 10 në Gramsh, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, Selenicë, nga 7 qytetarë në Mirditë, Mat, nga 6 qytetarë në Kukës, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 5 qytetarë në Pukë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tropojë, Delvinë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Memaliaj, Pogradec, Devoll, Poliçan, nga 2 qytetar në Has, Libohovë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Shijak, Rrogozhinë, Dropull, Skrapar, Cerrik, Belsh.

Janë 7,063 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.  Janë shëruar 725 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,374 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles