10 C
Struga
Sunday, April 14, 2024
spot_img

Bushi: Çdo kush që do të sulmojë pjesëtarët e policisë do të dënohet ashpër

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët do të dalin në protesta, të shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese në mënyrë demokratike, por mos të lejojnë të manipulohen sikur gjatë ditëve të kaluara dhe të sulmojnë pjesëtarët e policisë apo godinat e institucioneve shtetërore pasi që çdo sulm i tillë do të sanksionohet në mënyrën më të ashpër.

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Unë por edhe e gjithë Ministria e punëve të Brendshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të shprehin pakënaqësinë përmes protestave, të shfrytëzojnë këtë drejtë në mënyrë demokratike por mos lejojnë të manipulohen si disa individë gjatë ditëve të kaluara dhe të sulmojnë pjesëtarët e policisë apo godinat e institucioneve shtetërore. Çdo sulm i tillë do të sanksionohet në mënyrën më të ashpër.

Shfrytëzoj rastin që tu bëj thirrje subjekteve politike në vend që të ndërgjegjësohen dhe të marrin përgjegjësi mbi supet e tyre. Protestat janë e drejtë demokratike dhe mund të organizohen në çdo kohë, por jo të organizohen për të demonstruar dhunë dhe shkatërrim të shtetit dhe rendit kushtetues.

Ne të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për paqe, siguri dhe stabilitet të përbashkët.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles