12 C
Struga
Saturday, September 23, 2023
spot_img

Bujar Osmani pret ambasadorin e Kosovës, flasin për dialogun dhe takimin e 18 marsit në Ohër

Kryediplomati i Maqedonisë, Bujar Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me të cilin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër.

Osmani në këtë takim ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme jo vetëm për shtetet por edhe për rajonin dhe perspektivën evropiane.

“ Me ambasadorin Qehaja për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe dinamikën rajonale. Përpara takimeve në Ohër, më 18 mars, theksova se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme edhe për rajonin dhe perspektivën e tij evropiane”, ka shkruar Osmani.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles