Home Botë Bombardime dhe frikë për rrezatim bërthamor. Çfarë po ndodh në termocentralin më...

Bombardime dhe frikë për rrezatim bërthamor. Çfarë po ndodh në termocentralin më të madh të Europës?

Autoritetet ukrainase dhe ruse kanë dhënë të tjera paralajmërime për rrezikun e rrjedhjeve radioaktive në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, pas bombardimeve për të cilat secila palë fajëson njëra-tjetrën.

Rusia e mori uzinën në fillim të luftës dhe e ka kthyer atë në një stacion ushtarak, duke grumbulluar kamionë në salla turbinash dhe duke i vendosur ato nën mbikalime dhe tubacione, shkruan The Guardian.

Ajo ka injoruar thirrjet ndërkombëtare për çmilitarizimin e zonës, mes paralajmërimeve se dëmtimi i infrastrukturës së zonës dhe sforcimet e stafit kanë rritur rrezikun e një aksidenti bërthamor në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

Të shtunën, operatori ukrainas i energjisë bërthamore Energoatom tha se forcat ruse kishin bombarduar në mënyrë të përsëritur vendndodhjen dhe si rezultat deri në mesditë ajo po funksiononte “me rrezikun e shkeljes së standardeve të rrezatimit dhe sigurisë nga zjarri”.

Exit mobile version