23 C
Struga
Monday, April 15, 2024
spot_img

Bislimovski: Çmimi i rrymës deri në fund të vitit nuk do të ndryshoj

Njeriu i parë i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, tha se çmimi i rrymës nuk do të ndryshojë deri në Vitin e Ri. Sipas tij, për të mbajtur çmimin brenda kufijve aktualë, do tw duhet të mos kemi nevojë për import shtesë të energjisë elektrike. “Që nga viti 2019 Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) nuk e përcakton çmimin e EMV-së, por EMV-ja vetë me vendim të Qeverisë e përcakton çmimin me të cilin paraqitet në tenderin e EVN Home, kështu që mendoj se është herët të flitet për ndonjë ndryshimet në çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar. Për të përmbushur kushtin, që të mos ketë rritje të energjisë elektrike, duhet të mos kemi nevojë të importojmë energji elektrike. Tani për tani, deri më 31 dhjetor nuk do të ketë ndryshim të çmimit për tregun e rregulluar”, tha Bislimovski.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles