Home Botë Bie në nivelin më të ulët që nga janari çmimi i naftës...

Bie në nivelin më të ulët që nga janari çmimi i naftës në bursë, po tregtohen 85 USD/ fuçia

26 shtator – Çmimet e naftës ranë për të dytën ditë të hënën nga frika e kërkesës më të ulët për karburant nga një recesion i pritshëm global i shkaktuar nga rritja e normave të interesit në mbarë botën. Kjo vjen në një kohë kur dollari amerikan po pëson një rritje dhe kufizon aftësinë e konsumatorëve “jo-dollar” për të blerë naftë.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent, ranë 54 cent, ose 0.63%, konkretisht në 85.61 dollarë për fuçi. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (WTI) për nëntorin ranë 48 cent, ose 0,61%, në 78,26 dollarë.

Të dyja kontratat ranë rreth 5% të Premten në nivelin më të ulët që nga janari.

Indeksi i dollarit që mat monedhën e gjelbër kundrejt një shporte valutash kryesore u ngjit të hënën në nivelin më të lartë të 20 viteve.

Një monedhë më e fortë e gjelbër tenton të pakësojë kërkesën për naftë në dollarë, pasi blerësit që përdorin monedha të tjera duhet të shpenzojnë më shumë për të blerë naftë të papërpunuar.

Exit mobile version