13 C
Struga
Tuesday, September 27, 2022
spot_img

Bënte zhurmë dhe voziste me shpejtësi nëpër Tetovë, policia konfiskon “BMW”-në e tetovarit me vendbanim në Zvicër

Policia e Tetovës ka konfiskuar një veturë të tipit BMW me targa të Zvicrës pasi shoferi 23-vjeçar me banim të përkohshëm në Zvicër në orët e para të mëngjesit, respektivisht rreth orës 04:30 bënte zhurmë dhe voziste shpejtë, përcjell TV21. MPB thotë se ai ka shkelur rendin dhe qetësinë publike.

“Me datë 04.08.202 në ora 04.30 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë personit A.M.(23) nga Tetova, me vendbanim të përkohshëm në Zvicër, i kanë marrë veturën e pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare zvicerane pasi që me automjetin e tij ka shkelur rendin dhe qetësinë publike, gjegjësisht është kapur duke rritur zhurmën e automjetit dhe duke ngritur befas shpejtësinë dhe duke kërcitur gomat. Automjeti është mbajtur për kontroll të jashtëzakonshëm teknik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet
kallëzim përkatës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles