17 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Bekteshi: Qytetarët e Shkupit do të kenë ngrohje nga 15 tetori deri në fund të sezonit

“Qytetarët e Shkupit do të kenë energji termike prej 15 tetorit deri në fund të sezonit të ngrohjes, ndërsa EMV është e gatshme të intervenojë në urën “Belasica” në pjesën e tubacionit të ngrohjes menjëherë pas marrjes së lejeve përkatëse nga Qyteti i Shkupit”.

Kështu ka thënë sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kur u pyet në lidhje me sezonin e ngrohjes për këtë vit. Ai tha se EMV është gati të rregullojë problemet.

“EMV është gati që nga nesër ta rregullojë situatën, vetëm presin leje të caktuara nga Bashkia e Shkupit. Sapo t’i kenë ato leje, nesër do të fillojnë punën për riparimin e urës së furnizimit me energji termike”, tha Bekteshi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles