11 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Bekteshi: Nevoja për tranzicion të gjelbër në gjithë rajonin do të thotë rritje e ekonomive dhe cilësi më e mirë e jetës së qytetarëve

Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor lindi nga nevoja për të adresuar sfidat mjedisore me të cilat përballet rajoni dhe për të përafruar politikat tona me prioritetet e Bashkimit Evropian të përcaktuara përmes Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë ndryshime ligjore dhe ka intensifikuar punën për transformimin e energjisë së gjelbër përmes realizimit të investimeve në rritjen e kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në panelin “ Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor: kornizë për implementimin për një rajon të qëndrueshëm dhe neutral klimatik “në Dialogun e Forumit të Prespës që po zhvillohet sot në Ohër.

“Ne si shtet po punojmë fort për zëvendësimin e kapaciteteve të vjetra të energjisë me burime të rinovueshme të energjisë si centralet fotovoltaike. Po punohet shumë për ndërtimin e infrastrukturës për lidhjen e gazit me rajonin, por edhe për të siguruar gaz për të gjitha familjet. Ekonomitë e rajonit janë zotuar të harmonizojnë planet e tyre afatmesme për reduktimin e emisioneve me ambiciet e BE-së për të reduktuar emisionet e CO2. Vendet në rajon duhet të adresojnë sfidat e paraqitura nga heqja graduale e qymyrit,siç janë papunësia, trazirat ekonomike dhe migrimi i fuqisë puntore, thuhet në deklaratën e samitit. Dekarbonizimi do të arrihet “nëpërmjet përdorimit të lëndëve djegëse të rinovueshme ose më pak me intensitet karboni”, tha Bekteshi.

Ministri theksoi se për të gjithë rajonin nevoja për transformim të gjelbër nuk është vetëm një çështje ekonomike dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë dhe të fillojmë të punojmë për të dhënë kontributin tonë, aq më i lehtë dhe më i shpejtë do të jetë ndryshimi dhe cilësia e jetës do të jet dukshëm më e mirë.

“Përmirësimi i intensitetit të energjisë është një mundësi e madhe rritjeje për të gjithë rajonin që mund të nxisë ciklet e investimeve në energjinë e rinovueshme, lëvizshmërinë e qëndrueshme, modernizimin e industrisë, rinovimin masiv të ndërtesave dhe përmirësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së bujqësisë dhe ushqimit.”
Tranzicioni i përshpejtuar i sektorëve kyç që kontribuojnë më shumë në emetimet e gazeve serrë është rruga e duhur përpara, duke njohur me kujdes mundësitë e reja për Qeverinë, kompanitë dhe qytetarët që sjell tranzicioni i gjelbër. Është gjithashtu e nevojshme të menaxhohen me mençuri rreziqet e tranzicionit dhe të sigurohet që ai të jetë i qëndrueshëm, i barabartë dhe i mbështetur financiarisht në mënyrë adekuate.

“Duhet të kemi gjithmonë parasysh se ata që nuk përshtaten do të mbeten shumë prapa”, tha ministri.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm, secili prej nesh, se të gjithë jemi pjesë e transformimit të gjelbër dhe se secili prej nesh rolin e vet. “Sa më shpejt ta kuptojmë këtë dhe të fillojmë të punojmë për të dhënë kontributin tonë, aq më i lehtë dhe më i shpejtë do të jetë ndryshimi dhe cilësia e jetës do të jetë dukshëm më e mirë”, tha Bekteshi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles