Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nëpërmes një statusi të shkurtër me shkrim ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të miratuar kontratën për ndërtimin e Korridorit 8.
Bekteshi ka thënë se kjo ditë është historike dhe se Qeveria ka miratuar një projekt që do të kontriboj ndjeshëm në rritjen e aktivitetit ekonomik në vend.
“Ditë historike për vendin! Projekt që do të kontriboj ndjeshëm në rritjen e aktivitetit ekonomik në vend, direkt dhe indirekt!”, ka shkruar Bekteshi.