6.5 C
Struga
Thursday, April 18, 2024
spot_img

BDI mban sot mbledhjen e Këshillit qendror, ja kandidaturat për nënkryetarë dhe sekretarë

BDI sot në Tetovë do të mbajë mbledhjen e Këshillit qendror partiak, ku pritet të zgjedhet reprezentuesit më të lartë partiakë si nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ.

Kësaj mbledhje i paraprinë vlime të brendshme pas pakënaqësive të grupit të ashtuquajtur “Grupi i zjarrit”, i prirë nga Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Nevzat Bejta dhe të tjerë. Ata një muaj më parë përmes një letre publike kërkuan reforma në parti, meritokraci dhe llogaridhënie nga zyrtarët e lartë në Qeveri, ndërsa ndër kërkesat kryesore në letër ishte defuqizimi i Artan Grubit në BDI dhe Qeveri si dhe shkarkimi i tij.

Pas mbledhjes maratonike konsultative jozyrtarisht mësohet se nënkryetarë do të jenë: Izet Mexhiti, Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli. Sekretar i përgjithshëm Faton Ahmeti, sekretar organizativ Blerim Bexheti, ndërsa sekretare për barazi gjinore do të jetë Saranda Imeri. Po ashtu në kryesi do të jetë edhe Musa Xhaferi në cilësinë e kryetarit të këshillit mbikqyrës të BDI-së. Këto kandidatura pritet të jenë pjesë e procesit të votimit në mbledhjen e këshillit qendror të kësaj partie. Bujar Osmani pritet që të vijoj në detyrën e zëdhënësit partiak, ndërsa deri tani nuk do të dihet se cila do të jetë pozita e Artan Grubit. Një detyrë të re në parti pritet ta ketë edhe Talat Xhaferi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles