8.2 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

BDI-ja mbylli festën për 20 vjetorin, Ahmeti i kënaqur me të arriturat, “e ardhmja është e blertë”

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmbylli shënimin e 20 vjetorit të themelimit të kësaj, partie më një organizim në parkun e Çairit.

“Dy dekadave tona dje dhe pardje iu gëzuan me dhjetëra dhe mijëra qytetarë në sheshin e Shkupit dhe Tetovës. Dhe atë me arsye të fortë dhe të shëndoshë, sepse kanë për çfarë të gëzohen dhe të festojnë. Të gjitha bashkërisht i gëzohen në radhë të parë paqes, pajtimit, zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, barazisë dhe drejtësisë, demokracisë kondensuale, integrimit të brendshëm rajonal dhe atij euro amerikan, si dhe të ardhmes, agjendës së blertë. E ardhmja është para nesh, e ardhmja është e blertë. Pas realizimit të barazisë dhe integrimit, jo rastësisht përqafuam agjendën e blertë. Agjenda e blertë është prioritet i mbarë botës demokratike., sepse nënkupton cilësi të jetës, ajër dhe ambient të pastër.”, deklaroi Ali Ahmeti- kryetar i BDI-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles