Home Maqedoni Arritën liderët, fillon takimi në Tiranë 

Arritën liderët, fillon takimi në Tiranë 

Ka filluar para pak minutash në Tiranë takimi i ftuar nga ana e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në takim marrin pjesë Ali Ahmeti nga BDI, Arben Taravari nga ASH, Afrim Gashi nga AA dhe Menduh Thaçi nga PDSH, ndërsa ashtu siç u paralajmërua, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa nuk merr pjesë në takim.

Takimi është në formatin e një darke joformale, ndërsa tema e bisedës nuk dihet zyrtarisht.

Nuk dihet as se sa do të zgjasë ky takim dhe nëse do te ketë ndonjë deklaratë në përfundim.

Exit mobile version