9 C
Struga
Thursday, April 18, 2024
spot_img

Ali Ahmeti: Në Qeveri kemi ekip të suksesshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqje të kryetarit, Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me qytetarët.

Sonte Ahmeti së bashku me kabinetin Qeveritarë të udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi kanë takuar banorët e Bërvenicës, rrespektivisht banorët e fshatit, Ҫellopek.

Ahmeti para banorëve ka thënë se ҫdo parti politike e mirëorganizuar bnë projekt programor se si do të drejtoi dhe pëmrbush platfomat e veta që I bashkëbisedon dhe I harton me ekipe profesionale.

“Ҫdo parti politike e mirëorganizuar bnë projekt programor se si do të drejtoi dhe pëmrbush platfomat e veta që I bashkëbisedon dhe I harton me ekipe profesionale, që të mos dal e pa pëmbushur në platformat që paraqet. Sonte këtu kam shumë bashkëpunëtor më të cilët kam nisur punët e themelimit në parti e më pas kanë kryesuar edhe me komunën, pra këta njerëz që ishin në fillimet tona, sot stafetën e bartën në gjeneratat e ardhshme, pra e kanë kaluar te Arkini dhe brezat e rinjë. Këto takime na ndihmojmë të flasim dhe spjegojmë drejpërdrejtë këkresat e tyre, ndaj jamë më gjithë ministrat, deputetët dhe drejtorët për të dhënë përgjigje. 20 vite jemi bartës të procesit, është përgjegjësi morale e kombëtare që ato që kemi realizuar dhe për atë që duhet veprojmë në të ardhmen, sepse poltika është njerzillëk, etikë, moral dhe shkëncë. Ne kemi dalur për frontin e përbashkët për Europë, sepse sot është momenti I duhur dhe vendimtarë, sepse ne kemi filluar skriningun I cili mbaron në nëntor dhe duhet të filloj takimi ndërqeveritar BE-RMV për të filluar anëtarësimin e plotë të vendit tonë në BE, ndaj tani duhet bërë ky front që mos të lejojmë ndikimin e lindjes. Vetëm me anëtarësimin në BË ndalojmë migrimin nga vendi ynë dhe ndihmohmë që mos të na largohen gjeneratat e reja. Kemi detyrim moral e kombëtar të ndalojmë pakësimin e njerëzve, të sigurojmë ardhmëri dhe të pajtojmë njerëz. Ta lëmë të kaluarën pas krahëve dhe të shohim drejt së ardhmes që gjeneratat e ardhshme mos të merren me imtësira e pengesa, të kujtojmë gjakun e amanetin e atyrë që u flijuan për këtë vend, ndaj të bashkohemi për BE. Edhe në dikur ishim në përiudha të vështira lufte, ndaj unë besoj që fitues në luftë del ai që e bën me zemër. Rusia pa Ukrainën është Rusi, me Ukrainën është përandori, prandaj jemi krah Ukrianës dhe e ndihmojmë me kapacitetet që kemi. Kriza që kaluam me koronë, kriza aktuale që kemi, kam menduar do e kemi më keq, por falë ekipeve tona të mrekullueshme, kemi pasur super menaxhim dhe e përballojmë më mirë së vendet fqinje. Rajoni ka probleme të pazgjidhura qe duhet të zgjidhen, sepse ndryshe shkaktojme jo-stabilitet, pra pa mbylljen e problemit të Kosovës nuk mund të themi se kemi Ballkan stabil, pa u mbyll kriza në Mal të Zi apo Bosne. Kremlimit i intereson që të nxis e aktivizoi vullkane konflikti në rajonin tonë, prandaj duhet të punojmë për të mirën e vendit tonë, të ndërtojmë frontin pro BE. Shqiptarët me bashkëqytetarët e tyre e dërguan vendin në NATO, ndaj tanime duhet ta dergojmë edhe drejt BE-së, por vetëm me politika të mençura dhe unifikuese. Pavarësisht rreziqeve ne do e arrijmë qëllimin sepse ne nuk e kemi humbur kurrë rrugën drejt nje destinacioni me qellim të mire”, deklaroi Ahmeti.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles