16 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Alarm në Gjermani, raportohen mbi 160 mijë raste me Covid-19 në 24 orë 

Gjermania raportoi një shifër të re rekord të rasteve ditore me Covid-19. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 164 mijë të infektuar, sipas autoriteteve shëndetësore që e konsideruan këtë një fakt tepër shqetësues. Incidenca 7 ditore në Gjermani është rritur në 940 infektime për 100 mijë banorë, nga 584 që ishte një javë më parë.

Autoritetet raportuan 166 jetë të humbura nga Covid-19 në ditën e fundit, duke e çuar totalin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 117 mijë. Ndërsa rastet në total janë 9 milionë. Autoritetet gjermane mendojnë se kjo situatë e vështirë është krijuar nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, që përhapet më shpejt.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles