Home Maqedoni Ahmeti uron për arritjen e momentit historik për miratimin e kontratës së...

Ahmeti uron për arritjen e momentit historik për miratimin e kontratës së ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10-D

Kryetari i Bashkimit Demokratim për Integrim, Ali Ahmeti ka përgëzuar të gjitha palët e përfshira në procesin për projektin madhor Korridori 8 dhe 10-D të cilët çuan në miratimin e këtij projekti nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti shkruan në rrjetin social Facebook se tashmë po realizohet një ëndërr e cila do të zhvilloi dhe modernizoi vendin, duke shtuar se vetëm me guxim dhe punë arrihet gjithçka.

Statusi i plotë:

Moment historik finalizimi me sukses i negociatave dhe miratimi i Kontratës për Korridorin 8 dhe 10D sot nga ana e Qeverisë së vendit.
Po realizojmë një ëndërr, investimin më të madh kapital në historinë e vendit që do të shkurtojë distancat, do të modernizojë dhe lehtësojë qarkullimin duke ndikuar në zhvillimin më të madh të vendit dhe mbarë rajonit.
Përgëzoj të gjitha palët e përfshira në këtë proces për kontributin, përkushtimin dhe korrektësinë e treguar në mënjanimin e të gjitha obstruksioneve dhe mposhtjen e skepticizmit.
Me guxim dhe punë të sinqertë gjithçka arrihet! Vazhdojmë…

Exit mobile version