9.1 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Ahmeti – Gençovska: Për të pasur njohje reciproke na duhet bashkëpunim tregtar dhe kulturor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Teodora Gençovska.

Ahmeti dhe Gençovska diskutuan për mosmarrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, zgjidhje që do t’i japë dritën jeshile vendit tonë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndërkohë që vendi tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme.

Kryetari i BDI-së Ahmeti në takim tha se çdo vonesë në zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare është në dëm të komunitetit bullgar në vend.

Ahmeti u bëri thirrje autoriteteve bullgare që të rrisin besimin e ndërsjellë dhe të punojnë së bashku për një epilog pozitiv të mosmarrëveshjes dypalëshe duke ngushtuar hapësirën për veprim në agjendat në vend dhe rajon që nuk përkojnë me angazhimet perëndimore.

“Mbyllja e menjëhershme e kësaj mosmarrëveshje do të jetë e dobishme për komunitetin bullgar në vendin tonë, rajonin dhe Evropën, por sigurisht pa rrezikuar identitetin kombëtar dhe gjuhësor të bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë Ahmeti.

Informacioni sqaron se zgjidhja e mosmarrëveshjes mes dy vendeve kontribuon në paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

Qytetarët, siç shkruhet në deklaratën pas takimit, tashmë presin rezultate pozitive për gjetjen e një gjuhe të përbashkët në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve sepse Evropa nuk është në paqe të plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Ahmeti dhe Gençovska në takim theksuan se është e nevojshme të intensifikohet shkëmbimi tregtar dhe kulturor ndërmjet dy vendeve tona për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve dhe njohjen më të mirë reciproke.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles