Home Maqedoni Ahmeti: E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor...

Ahmeti: E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan

epa05671077 Leader of the Democratic Union for Integration DUI Ali Ahmeti reacts during early parliamentary elections at a polling station in the village of Zajaz, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 December 2016. Some 1.7 million voters are called to take part in parliamentary elections to elect 130 members of the Parliament. The elections are part of a reform package agreed with EU and US mediation in order to bring an end to a years long political crisis in the country, following opposition's revelations about massive wiretapping of over 20 thousand people. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me incidentin në Glogjan të Deçanit, duke e vlerësuar si skenë shokuese.

“Plaga e pashëruar rëndohet edhe më shumë nga skenat shokuese nga Gllogjani i Deçanit të Kosovës time.
Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu.
E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagoaur.
I tronditur thellë, bashkëndjej me familjet e viktimave dhe me çdo qytetarë të Kosovës e të gjithë shqiptarët kudo që jemi në këtë botë të trazuar” ka shkruar ai në Facebook. Ndryshe, në sulmin e autobusit në Gllogjan janë konfirmuar tre të vrarë dhe disa të plagosur.

Exit mobile version