12.7 C
Struga
Wednesday, September 28, 2022
spot_img

Ademi: Që nga viti 2001 nuk ka ndodhur të mos ketë drejtor shqiptar në qytetin e Shkupit

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të ASH, të cilën edhe një herë e ka quajtur “patericë” të VMRO-së dhe Levicës.

Duke folur për pozitën e kësaj partie në qytetin e Shkupit dhe komunën e Kumanovës, ku ASH-ja u bë pjesë e pushtetit lokal pas zgjedhjeve vendore, Ademi tha se kjo parti po i poshtëron kuadrot e saj për shkak të pafuqisë politike.

“Prej vitit 2001 nuk ka ndodhur që në qytetin e Shkupit të mos ketë drejtor shqiptar. Tani qyteti i Shkupit ka mbetur pa asnjë drejtor shqiptar. Që të jetë ironia më e madhe, drejtori i shkarkuar tani është pjesë e kabinetit të drejtoreshës së re, po thuhet në media se është bërë shef i kabinetit të saj”, u shpreh mes tjerash Ademi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles