20 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Grubi uron Macronin: Përgëzoj Francën mike, presim përkrahje

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar Emmanul Macronin për rizgjedhjen si president i Francës.

Grubi shprehu pritshmëri që Franca, në krye me Macronin të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin europian.

“Populli i Francës vendosi që Emmanuel Macron t’ju prijë sërish proceseve të rëndësishme politike nga pozita e kryetarit të shtetit. Përgëzoj mikun e vendit tonë presidentin Macron për fitoren, ndërsa Francën mike për procesin e zhvilluar demokratik zgjedhor. Bashkë shohim drejt horizontit të përforcimit të bashkëpunimit të vendeve tona dhe presim përkrahje edhe më të madhe në rrugëtimin е integrimit tonë europian”, shkroi Grubi në Facebook.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles